Departamenti i Gjuhës Italiane

 HISTORIKU

Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.  Profesorët e parë që dhanë mësim në Departamentin e ri ishin: Reshat Konçi, Shpëtim Çuçka, Roza Dishnica, Zef Çeli, Kopi Kyçuku, Pëllumb Xhufi, Qemal Xhomo, Dina Kotherja, Eliana Paço, Liri Tirana, etj. Me kalimin e viteve Departamenti u zgjerua me pedagogë të diplomuar si në bankat e tij ashtu dhe në Itali. Të diplomuarit në vitet 1987 – 1998 morën titullin “Mësues i gjuhës italiane për shkollën e mesme”. Që nga viti 1992 kanë kontribuar me punën e tyre lektorët italianë Paola Prizzi, Lucia Nadin, Giovanni Falcetta, Simona Di Bucci, Gianni Sega, Roberto Cincotta, Angela Costandini. Pedagogët e departamentit të gjuhës italiane (aktualisht 24 pedagogë të brendshëm dhe 1 lektore italiane) kanë punuar jo vetëm në fushën e mësimdhënies, por edhe në atë të kualifikimit të tyre të mëtejshëm brenda dhe jashtë vendit.Departamenti ynë prej disa vitesh  është  Qendër e Provimit PLIDA (Comitato Dante Alighieri) http://plida.it/, i cili bën njohjen dhe certifikimin e gjuhës italiane, që njihet ndërkombëtarisht  dhe që i shërben kujtdo që dëshiron  jo  vetëm të vazhdojë studimet në Itali por edhe punësim brenda dhe jashtë vendit.

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Në vitin akademik 2005-2006, mbas një pune 2 vjeçare për hartimin e kurrikulave të reja sipas Kartës së Bolonjës, departamenti punoi për realizimin dhe pergatitjen e dhënies së 3 titujve të diplomave të ciklit të parë 3-vjeçar:

Bachelor në Gjuhë Italiane

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Gjuhë dhe Komunikim”

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian"

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"