Master i shkencave në Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë

MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI I GJUHËS GJERMANE PËR ARSIMIN E MESËM TË LARTË

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e një gjuhe të huaj, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Programi ka këto objektiva:

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore për të cilat studenti përgatitet si mësues;
  • Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
  • Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.

 

Kompetenca
  • Kompetencë të lartë të përdorimit të gjuhës se huaj të parë dhe të dytë;
  • Kompetencë të thelluar për të dhënë mësim në kontekste të shumëllojshme, në arsimin e mesëm;
  • Kompetencë të thelluar në njohjen dhe zbatimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që mundësojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe lehtësojnë përvetësimin e gjuhës së huaj;
  • Kompetencë të thelluar në përdorimin e teknologjive të mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në leximin dhe vlerësimin e literaturës metodike dhe kërkimet e kohës në këtë fushë;
  • Aftësi të lartë në përfshirje në punë kërkimore në fushën e mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në përshtatjen dhe krijimin e teknikave të reja në fushën e mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në nxitjen e vlerave shoqërore/kulturore, si dhe në zhvillimin dhe edukimin ndërkulturor të nxënësve.

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë “. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:

  • Çdo lloj institucioni arsimor si shkolla të arsimit parauniversitar (publike dhe private).
  • Institucione të specializuara në fushën e arsimit ose institucione të lidhura me edukimin.
  • Organizata qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre çështje të arsimit.
  • Institucione arsimore private si qendra të gjuhëve të huaja.

PLANI MËSIMOR Master i Shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë”

PLANI MËSIMOR
Master i Shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë”
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Metodologji e mësimdhënies dhe të menduarit kritik 7 I/I 45/45
2. Psikologji zhvillimi 4 I/I 45
3. Psikologji edukimi 4 I/I 45
4. Psikolinguistikë 4 I/I 40
5. Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 1) 6 I/I 60
SEMESTRI II
6. Të nxënit dhe Menaxhimi i klasës 6 I/II 45
7. Zhvillim kurrikule 4 I/II 45
8. Metodat e mësimdhënies së gjuhës së huaj B / 6 I/II 60
9. Vlerësimi i nxënësit 5 I/II 60
10. Gjuhësi e zbatuar 4 I/II 40
11. Komunikim ndërkulturor 4 I/II 40
12. Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 2) 6 I/II 60
Gjithsej Viti I 60 675
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
1. TIK në mësimin e gjuhës së huaj 6 II/I 60
2. Gjuhë e huaj për qëllime specifike 6 II/I 60
3. Testimi dhe vlerësimi për gjuhën B1 4 II/I 40
4. Metodologji e kërkimit shkencor 6 II/I 60
5. Hartimi i punimit shkencor 6 II/I 60
6. Përvojë praktike 12 II/II 240
Prova finale 20 II/II
Gjithsej 60 520
Gjithsej në 2 vite 120 1805