Vlerësimi i Cilësisë dhe Kurrikulës
“Ajo që është e rëndësishme nuk është sasia e njohurive tuaja, por, Cilësia. Ju mund të dini shumë gjëra pa ditur thelbin e tyre.”
“Leon Tolstoi”

Krijimi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me Urdhërin e Brendshëm nr.77, datë 02/07/2021 ngriti Njësinë e Sigurimit të Cilësisë së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Njësia e Sigurimit të Cilësisë është një strukturë ndihmësakademike me karakter administrativ, detyrat dhe përgjegjësitë e së cilës përcaktohen në Rregullore për Sigurimin e Cilësisë në UT, neni 26, Statuti i UT-së 2018  si dhe VKM nr. 531, datë 11.09.2018 “Për Miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, pika VI. Që nga çasti i krijimit, NJSC është angazhuar në mënyrë aktive në planifikimin dhe zbatimin e veprimtarive monitoruese që synojnë vlerësimin e cilësisë.

 

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC)

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është përgjegjëse për kontrollin dhe përmirësimin e cilësisë. NJSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore-shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruar. 

 

Kontakt

Përgjegjëse e Cilësisë dhe Kurrikulave
Sema Hysa

[email protected]