Departamenti i Gjuhës Spanjolle

Historiku

Në vitin 2005 hyri për herë të parë në kurrikulën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, (dhe është ndër ofertat më të reja që ofron UT), gjuha spanjolle si gjuhë e huaj e dytë dhe si lëndë me zgjedhje në tre vitet e Ciklit të parë të studimeve.

Në vitin 2008-2009, u hap dega “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik” bashkëngjitur Departamentit të Gjuhës Italiane.

Më pas, në janar të vitit 2009 u nënshkrua hapja e Departamentit të Gjuhës Spanjolle me 4 pedagogë efektivë, 1 lektor spanjoll, sipas marrëveshjes mes Rektoratit të UT dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Spanjolle.

Aktualisht departamenti përbëhet nga 8 tetë pedagogë të brendshëm ndër të cilët: mban titullin Profesor Doktor; 5 mbajnë titullin Doktor; dhe 2 janë në proçes për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor; 8 pedagogë part-time; si edhe lektor spanjoll.

Gjithashtu spanjishtja ofrohet si gjuhë e dytë për degët e tjera të FGJH me rreth 80 studentë në ciklin e parë dhe të dytë. Departamenti i Gjuhës Spanjolle ka drejtim “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”. Po ashtu edhe në Ciklin e dytë ka si specializim master shkencor “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dheTuristik”. Këtë vit po punohet që të ofrohet edhe dega e Mësuesisë në Master Shkencor. Studentët e masterit  shkencor Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim, pranë FGJH, kanë mundësi të zgjedhin lëndën e gjuhës spanjolle si gjuhë C, ndërsa studentët e masterit Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik, kanë mundësi të zgjedhin lëndën:   Kulturë dhe letërsi spanjolle.

Departamenti ynë për tre vite ka qenë edhe Qendër e provimit Pasuniversitar DELE (Diploma de Español como Lengua Extranjera), diplomë e Gjuhës Spanjolle si Gjuhë e Huaj, e cila njihet ndërkombëtarisht e organizuar nga Instituti Cervantes, me seli në Romë në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle në Tiranë.

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Bachelor në Gjuhë Spanjolle me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Hispanik”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"