Departamenti i Gjuhës Angleze

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Departamenti i Gjuhës Angleze (ish-katedra e Gjuhës Angleze) është themeluar në shator të vitit 1960 me nismën e Profesor Skender Luarasi, pergjegjësi i saj i parë deri në vitin 1965. Fillimisht programi mësimor synonte kryesisht përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të gjuhës angleze dhe gjuhës e letërsisë shqipe për shkollat e mesme dhe tetëvjeçare.

Në vitin 1972, filloi puna për hartimin e programet e rinj mësimorë, si dhe teksteve bazë të shumë lëndëve të reja mesimore, duke mundësuar formësimin jo vetëm si njësi e konsoliduar administrative, por edhe mësimore e shkencore e pavarur. Pedagoget u përqëndruan jo vetëm në fushën e mesimdhënies dhe kualifikimit të mësuesve të anglishtes, por edhe në atë të kualifikimit të tyre të mëtejshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes së disertacioneve, përpilimit të fjalorëve të ndryshëm, përkthimeve, etj.

Në mënyrë që të plotesoheshin më mirë kerkesat e kohës, si dhe ato te tregut të punës për specialistë të profilizuar, gjatë periudhës 1997-1998, në vazhdim të përpjekjeve të meparshme, në Departamentin e Anglishtes u realizua për herë të parë zhvillimi i planeve dhe programeve të rinj mësimorë, të cilët parashikonin, krahas përgatitjes së mësueve të gjuhë angleze, edhe futjen e dy profileve te reja, përkatesisht Përkthim e Interpretim dhe Studime Britanike e Amerikane. Si rezultat, prej vitit 1998, Departamenti i Anglishtes ofron tre profile të ndryshme: profilin e mësuesisë, përkthimit dhe interpretimit, si dhe atë të studimeve britanike e amerikane.

Aktualisht Departamenti ka 7 Profesorë, 3 Profesorë të Asociuar, 35 Doktorë të Shkencave, 4 Doktorantë, 1 Master i Shkencave (Studime Postmaster) të cilët, në sajë të formimit dhe kualifikimit të nivelit më të të lartë, krahas mësimdhënies në Departament, janë të përfshirë në veprimtari të ndryshme me natyrë zbatuese në fusha të tilla si përkthimi dhe interpretimi, botime, përgatitja e monografive dhe teksteve mësimore, fjalorëve, konsulencë e natyrave të ndryshme gjuhësore, didaktike e pedagogjike, menaxhimi i projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.

Nga departamenti i Anglishtes janë diplomuar studentë, të cilët janë shquar me kontributin e tyre në fusha të ndryshme dhe të shumëllojshme të veprimtarisë profesionale dhe shoqërore, si në sektorin publik, kryesisht në politikëbërje, përkthim dhe interpretim, gazetari, diplomaci, mësimdhënie në nivele të ndryshme, etj., si dhe atë jopublik, nëpërmjet bizneseve të tyre të suksesshme.

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Bachelor në Gjuhë Angleze

Bachelor në Gjuhë Angleze me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Bachelor në Gjuhë Angleze me profil “Studime Britanike dhe Amerikane”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Mësuesi e Gjuhës Angleze për arsimin e mesëm të lartë"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master Profesional

Master Profesional në "Përkthim" me profil "Perkthyes"