| Titulli akademik i studimit | Bachelor në Italianistikë me profil në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian” |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Italisht, (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Italiane dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të letërsisë dhe të qytetërimit italian, në përputhje me traditën e gjatë filologjike dhe kulturore të studimeve italiane. Në këtë program studimi ofrohen:
– njohuri të përparuara të gjuhës italiane (të shkruar dhe të folur), të letërsisë dhe të qytetërimit italian, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
– aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe pavarësi analitike, të kërkuara për të interpretuar dhe kontekstualizuar tekste letrare dhe fenomene kulturore komplekse. Programi ka këto objektiva:
– Të ofrojë një formim të thelluar teorik e praktik në lëndët me formim gjuhësor.
– Të ofrojë njohuri të thelluara mbi gjuhën, letërsinë dhe qytetërimin e popullit italian, nga origjina deri në ditët e sotme.
– Të zhvillojë aftësi analitiko-kritike për interpretimin e teksteve letrare dhe të dokumenteve kulturore.
– Të zhvillojë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional.
Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
– Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të letërsisë dhe të qytetërimit italian;
– Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, Gjuhës C;
– Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (Gjuhës A);
– Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme, duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;
– Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;
– Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale, si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme;
– Aftësimin për të analizuar tekstin letrar dhe dokumentin kulturor në kontekstin e tij historik, social dhe estetik.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, institucione të kulturës dhe të turizmit, media, shtëpi botuese, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:
● Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.
● Përkthyes ose specialist komunikimi ndërkulturor.
● Redaktor/korrektor gjuhësor pranë shtëpive botuese dhe institucioneve kulturore.
● Guida turistike ose koordinator komunikimi me klientë ndërkombëtarë në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
● Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, ambasada, konsullata dhe institute kulturore italiane.
● Studiues dhe mediator kulturor.
Diploma Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
– Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e Huaj, Gjuhës Italiane”
– Master i shkencave në “Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”
– Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”
– Master profesional në “Përkthim Pragmatik me profil Përkthim i specializuar’’
– Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| BACHELOR NË ITALIANISTIKË ME PROFIL NË “GJUHË, LETËRSI DHE QYTETËRIM ITALIAN” | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Morfologji e Gjuhës A | 4 | I | 40 |
| 2. | Sintaksë e Gjuhës A | 4 | I | 40 |
| 3. | Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (1) | 8 | I | 120 |
| 4. | Gjuhë C (1) | 4 | I | 48 |
| 5. | Gjuhë dhe letërsi latine | 6 | I | 60 |
| SEMESTRI II | ||||
| 6. | Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (2) | 8 | II | 120 |
| 7. | Fonetikë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
| 8. | Hyrje në Gjuhësi | 4 | II | 40 |
| 9. | Gjuhë C (2) | 4 | II | 48 |
| 10. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (1) | 4 | II | 60 |
| 11. | Morfologji e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
| 12. | Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) Njohuri të tjera gjuhësore (gjuhë e folur dhe gjuhë e shkruar) / Gjuhë D (1) dhe (2) / Antropologji kulturore / Sociologji / Histori e Evropës/ | 6 | 80 60 | |
| Gjithsej | 60 | 716/736 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Gjuhë dhe Qytetërim i Gjuhës B (1) | 4 | I | 60 |
| 2. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (2) | 4 | I | 60 |
| 3. | Sintaksë e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| 4. | Gjuhë C (3) | 4 | I | 48 |
| 5. | Letërsi e Gjuhës B (1) | 4 | I | 45 |
| 6. | Histori e Mesjetës e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| 7. | Stilistikë e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| SEMESTRI II | ||||
| 8. | Teori e Letërsisë | 4 | II | 40 |
| 9. | Letërsi e Gjuhës B (2) | 4 | II | 45 |
| 10. | Gjuhë dhe Qytetërim i Gjuhës B (2) | 4 | II | 60 |
| 11. | Leksikologji e Gjuhës B | 4 | II | 45 |
| 12. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (3) | 4 | II | 60 |
| 13. | Gjuhë C (4) | 4 | II | 48 |
| 14./15. | Lëndë me zgjedhje: (2 lëndë) Analizë gramatikore / Analizë sintaksore/ Studim i veprës letrare Gjuhe D / Metodologji e punës kërkimore / Gjeografi e Gjuhës B | 4 4 | II | 48 48 40 |
| Gjithsej | 60 | 734/742 | ||
| VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Histori Moderne e Gjuhës B | 3 | I | 45 |
| 2. | Didaktikë dhe multimedia e Gjuhës B (1) | 3 | I | 45 |
| 3. | Letërsi e Gjuhës B (3) | 4 | I | 45 |
| 4. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (4) | 4 | I | 60 |
| 5. | Gjuhë C (5) | 4 | I | 48 |
| 6. | Gjuhësi teksti dhe pragmatikë | 4 | I | 40 |
| SEMESTRI II | ||||
| 7. | Histori Bashkëkohore e Gjuhës B | 3 | II | 45 |
| 8. | Përkthim (B-A) | 4 | II | 45 |
| 9. | Letërsi e Gjuhës B (4) | 4 | II | 45 |
| 10. | Didaktikë dhe multimedia e Gjuhës B (2) | 3 | II | 45 |
| 11. | Histori Gjuhe (B) | 3 | II | 40 |
| 12. | Gjuhë C (6) | 4 | II | 48 |
| 13. | Praktikë | 3 | II | 60 |
| 14. /15. | Lënde me zgjedhje: (2 lëndë) Sociolinguistikë/Hyrje në Teorinë e Komunikimit/ Hyrje në semiologji / Gjuhë D | 4 4 | I | 40 48 |
| Tezë diplome / provim përfundimtar | 6 | |||
| Gjithsej | 60 | 699 | ||
| Gjithsej në 3 vite | 180 | 2149/2177 | ||
| Shënim: Gjuha A (gjuha shqipe); Gjuha B (gjuha e huaj e parë aktive - italisht); Gjuha C (gjuha e huaj e dytë pasive - anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, turqisht, hebraisht, kinezisht); Gjuha D (gjuha e huaj e tretë pasive - anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, turqisht, hebraisht, kinezisht, gjuhë rome, gjuhë e shenjave shqip) | ||||