| Titulli akademik i studimit | Bachelor në Italianistikë me Profil në "Mediator për Turizmin dhe Sipërmarrjen Trigjuhëshe" (Diplomë e Dyfishtë me Universitetin për të huajt të Sienës, Itali) |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Italisht, (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në Italianistikë, me diplomë të dyfishtë me Universitetin për të Huajt të Sienës (Itali), me profil në “Mediator për Turizmin dhe Sipërmarrjen Trigjuhëshe” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Italiane dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë italiane e të dy gjuhëve të tjera të huaja (gjuha C dhe gjuha D), si dhe mediatorë ndërgjuhësorë dhe ndërkulturorë të aftë të veprojnë në fushën e turizmit dhe të sipërmarrjes. Në këtë program studimi ofrohen:
– njohuri të përparuara të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë italiane dhe të dy gjuhëve të tjera të huaja, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
– aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe inovacion, të kërkuara për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikueshme në këtë fushë studimi, veçanërisht në ndërmjetësimin gjuhësor e kulturor për turizmin dhe sipërmarrjen. Programi ka këto objektiva:
Titulli akademik i studimit Diplomë e Dyfishtë Bachelor në ‘’Mediator për turizmin dhe sipërmarrjen trigjuhësh’’
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Italisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
– Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore me formim gjuhësor, në tri gjuhë të huaja.
– Të ofrojë njohuri mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve italianë dhe të gjuhëve të tjera të studiuara.
– Të zhvillojë aftësi ndërmjetësimi gjuhësor e kulturor në fushën e turizmit dhe të sipërmarrjes.
– Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim professional
Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
– Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të tri gjuhëve B (italisht), C (anglisht) dhe D (gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht ose turqisht): të gjuhës së shkruar e të folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe të letërsisë së tri gjuhëve;
– Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (gjuhës A);
– Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;
– Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;
– Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale; si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme;
– Aftësimin për të ndërmjetësuar gjuhësisht dhe kulturalisht në kontekste specifike të turizmit dhe të sipërmarrjes.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: agjenci turistike, struktura hoteliere, kompani sipërmarrëse, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi, media. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:
– Mediator për turizmin dhe sipërmarrjen.
– Guida turistike në muze, qendra historike dhe kulturore. – Info-point turistike pranë bashkive në të gjithë vendin.
– Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në të gjitha institucionet publike dhe private.
– Specialist/konsulent për marrëdhëniet me publikun në fushën e turizmit dhe të sipërmarrjes.
– Punonjës i mediave të shkruara e pamore.
– Punonjës i ambasadave shqiptare në botë apo i atyre të huaja në Shqipëri.
– Studiues dhe mediator kulturor
Studime të mëtejshme në FGJH-UT
Diploma Bachelor në “Italianistikë” me profil në “Mediator për Turizmin dhe Sipërmarrjen Trigjuhëshe” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi..
– Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e huaj ,Gjuhës Italiane’’
– Master i shkencave në “ Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”
– Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”
– Master profesional në ‘’Përkthim Pragmatik me profil Përkthim i Specializuar’’
– Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| BACHELOR NË ITALIANISTIKË ME PROFIL NË "MEDIATOR PËR TURIZMIN DHE SIPËRMARRJEN TRIGJUHËSHE" (DIPLOMË E DYFISHTË ME UNIVERSITETIN PËR TË HUAJT TË SIENËS, ITALI) | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Morfologji e Gjuhës A | 4 | I | 40 |
| 2. | Sintaksë e Gjuhës A | 4 | I | 40 |
| 3. | Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (1) | 8 | I | 120 |
| 4. | Gjuhë C (1) | 4 | I | 48 |
| 5. | Gjuhë D (1) | 4 | I | 48 |
| SEMESTRI II | ||||
| 6. | Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (2) | 4 | II | 40 |
| 7. | Fonetikë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
| 8. | Morfologji e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
| 9. | Hyrje në Gjuhësi | 4 | II | 40 |
| 10. | Gjuhë C (2) | 4 | II | 48 |
| 11. | Gjuhë D (2) | 4 | II | 48 |
| 12. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (1) | 4 | II | 60 |
| 13. | Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) Gjuhë dhe letërs ilatine / Sociologji / Histori e Evropës / Njohuri të tjera gjuhësore (gjuhë e folurdhegjuhë e shkruar) / Dëgjim / | 4 | II | 55 / 55 |
| Gjithsej | 60 | 747 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Sintaksë e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| 2. | Teoria dhe kontekstet e ndërmjetësimit | 4 | I | 50 |
| 3. | Qytetërim i Gjuhës B(1) | 4 | I | 60 |
| 4. | Gjuhë C (3) | 4 | I | 48 |
| 5. | Gjuhë D (3) | 4 | I | 48 |
| 6. | Histori e Mesjetës e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| 7. | Stilistikë e Gjuhës B | 4 | I | 45 |
| 8. | Letërsi e Gjuhës B (1) | 4 | I | 45 |
| SEMESTRI II | ||||
| 9. | Teoria dhe teknika e përkthimit për turizmin dhe sipërmarrjen | 4 | II | 50 |
| 10. | Letërsi e Gjuhës B (2) | 4 | II | 45 |
| 11. | Qytetërim i Gjuhës B (2) | 4 | II | 60 |
| 12. | Leksikologji e Gjuhës B | 4 | II | 45 |
| 13. | Gjuhë C (4) | 4 | II | 48 |
| 14. | Gjuhë D (4) | 4 | II | 48 |
| 15. | Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) Analizë gramatikore / Analizë sintaksore / Studim i veprës letrare Teori e letërsisë / Histori e artit bashkëkohor / Metodologji e kërkimit shkencor | 4 | II | 48 40 40 |
| Gjithsej | 60 | 722/730 | ||
| VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Gjuhë dhe përkthim i Gjuhës C | 9 | I | 90 |
| 2. | Gjuhë dhe përkthim i Gjuhës D | 9 | I | 90 |
| 3. | E drejtë ndërkombëtare | 9 | I | 90 |
| 4. | Lëndë me zgjedhje (1 lëndë): Historia e artit / Historia e kinemasë | 6 | I | 60 |
| SEMESTRI II | ||||
| 5. | Lëndë me zgjedhje (1 lëndë) Ekonomi e kulturës / Marketing strategjik | 6 | II | 60 |
| 6. | Bazat e gjeografisë | 9 | II | 90 |
| 7. | Informatikë | 3 | II | 30 |
| 8. | Praktikë | 6 | II | 120 |
| 9. | Detyrime përmbyllëse | 3 | ||
| Gjithsej | 60 | 580 | ||
| Gjithsej në 3 vite | 180 | 1963/1943 | ||
| Shënim: Gjuha A (gjuhashqipe); Gjuha B (gjuha e huaj e parë – italisht); Gjuha C (gjuha e huaj e dytë –anglisht); Gjuha D (gjuha e huaj e tretë–gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, turqisht) | ||||