| Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Gjermanisht, (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane. Ai vjen si riorganizim i tri drejtimeve ekzistuese më parë veç e veç — “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës”, “Gjuhë dhe Komunikim” dhe “Përkthim dhe Interpretim” — të bashkuara tani në një program të vetëm, që përfshin lëndë nga të gjitha shtyllat përkatëse: gjuhësi, letërsi, qytetërim, komunikim dhe përkthim. Në këtë program studimi ofrohen:
Programi ka këto objektiva:
Kompetencat
Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, institucione të kulturës dhe të turizmit, media, shtëpi botuese, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:
Studime të mëtejshme në FGJH-UT
Diploma Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA1, në vende gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) dhe në universitete evropiane homologe me programe të ngjashme të gjuhësisë, letërsisë dhe përkthimit.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| Bachelor në Gjuhë Gjermane me Profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Praktikë e Gjuhës B (1) | 12 | I | 144 |
| 2. | Gjuhë Shqipe e aplikuar | 5 | I | 60 |
| 3. | Shprehi gjuhësore (1) | 6(3+3) | I | 72 |
| Zhvillimi i kompetencës së dëgjimit | 3 | I | 36 | |
| Zhvillimi i kompetencës së të folurit | 3 | I | 36 | |
| 4. | Gjuhë C (1) | 4 | I | 48 |
| 5. | Lëndë me zgjedhje (LMZ)* | 3 | I | 36 |
| SEMESTRI II | ||||
| 6 | Praktikë e Gjuhës B (2) | 12 | II | 144 |
| 7 | Kulturë dhe Qytetërim i Gjuhës B (1) | 5 (3+2) | II | 60 |
| Kulturë e Gjuhës B (1) | 3 | II | 36 | |
| Qytetërim i Gjuhës B (1) | 2 | II | 24 | |
| 8. | Tipologji tekstore | 3 | II | 36 |
| 9. | Shprehi gjuhësore (2) | 3 | II | 36 |
| 10. | Gjuhë C (2) | 4 | II | 48 |
| 11. | Lëndë me zgjedhje (LMZ)* | 3 | II | 36 |
| Gjithsej | 60 | 600 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Praktikë e Gjuhës B (3) | 8 | I | 96 |
| 2. | Teori e letërsisë e Gjuhës B | 3 | I | 36 |
| 3. | Gjuhësi e Gjuhës B (1) | 9 (3+3+3) | I | 108 |
| Hyrje në Gjuhësi | 3 | I | 36 | |
| Morfologji | 3 | I | 36 | |
| Sintaksë | 3 | I | 36 | |
| 4. | Gjuhë C (3) | 4 | I | 48 |
| 5. | Analizë teksti | 3 | I | 36 |
| 6. | Lëndë me zgjedhje (LMZ)* | 3 | I | 36 |
| SEMESTRI II | ||||
| 7. | Letërsi e gjuhës B (1) | 6 (3+3) | II | 72 |
| Letërsi e vjetër e Gjuhës B | 3 | 36 | ||
| Letërsi klasike e Gjuhës B | 3 | 36 | ||
| 8. | Kulturë dhe Qytetërim i Gjuhës B (2) | 4 (2+2) | II | 48 |
| Kulturë e Gjuhës B (2) | 2 | 24 | ||
| Qytetërim i Gjuhës B (2) | 2 | 24 | ||
| 9. | Gjuhësi e Gjuhës B (2) | 6 (3+3) | II | 72 |
| Semantikë | 3 | 36 | ||
| Pragmatikë | 3 | 36 | ||
| 10. | Gjuhë C (4) | 4 | II | 48 |
| 11. | Stilistikë e Gjuhës B | 3 | II | 36 |
| 12. | Kompetenca komunikuese përmes punës me fjalorin | 4 | II | 48 |
| 13. | Lëndë me zgjedhje (LMZ)* | 3 | II | 36 |
| Gjithsej | 60 | 720 | ||
| VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Didaktikë (1) | 4 | I | 48 |
| 2. | Histori e vendeve gjermanishtfolëse | 6 (3+3) | I | 72 |
| Histori e mesjetës | 3 | 36 | ||
| Histori bashkëkohore | 3 | 36 | ||
| 3. | Translatologji (1) | 6 (3+3) | I | 72 |
| Baza teorike dhe praktike të përkthimit | 3 | 36 | ||
| Teknologji dhe procese përkthimi | 3 | 36 | ||
| 4. | Gjuhë C (5) | 4 | I | 48 |
| 5. | Letërsi e gjuhës B (2) | 6 (3+3) | I | 72 |
| Letërsi moderne e gjuhës B | 3 | 36 | ||
| Letërsi bashkëkohore e Gjuhës B | 3 | 36 | ||
| 6. | Shkrim akademik | 4 | I | 48 |
| SEMESTRI II | ||||
| 7. | Didaktikë (2) | 6 | II | 72 |
| 8. | Strategji të komunikimit dhe komunikim ndërkulturor | 6 (3+3) | II | 72 |
| Strategji të komunikimit | 3 | 36 | ||
| Komunikim ndërkulturor | 3 | 36 | ||
| 9. | Translatologji (2) | 6 (3+3) | II | 72 |
| Interpretim konsekutiv | 3 | 36 | ||
| Interpretim simultan | 3 | 36 | ||
| 10. | Gjuhë C (6) | 4 | II | 48 |
| 11. | Praktikë profesionale | 2 | II | 50 |
| 12. | Projekt i diplomës(Temë diplome/Provim) | 6 | II | 150 |
| Gjithsej | 60 | 560 | ||
| Gjithsej në 3 vite | 180 | 1760 | ||