Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
(KSFGJH)
Përbërja e Këshillit Studentor FGJH:
Stelina Ndreu- Kryetare (viti III Bachelor)
Steljona Gjika- Anëtare (Viti I Bachelor)
Emanuela Daci- Anëtare (Viti II Bachelor)
Sara Përgjegji- Anëtare (Viti I Master)
Ederjon Ibro- Anëtar (Viti II, Master)
Çfarë është dhe cilat janë qëllimet e KSFGJH?
KSFGJH është organizim i pavarur i studentëve të FGJH, të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve të FGJH në të gjitha programet e studimit.
KSFGJH përbëhet nga studentë të zgjedhur në mënyrë demokratike si përfaqësues të studentëve të FGJH, me qëllim që të përcjellë kërkesat e studentëve tek administrata e Fakultetit, dhe të kontribuojë në veprimtaritë arsimore në fakultet dhe në universitet.
Si funksionon?
KSFGJH vepron sipas parimeve të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet anëtarëve, studentëve dhe administratës së FGJH.
Këshilli Studentor përbëhet nga 5 përfaqësues (1 përfaqësues për secilin vit të dy cikleve të studimit) të zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët në procesin e zgjedhjeve. Këshilli Studentor aktual u përzgjodh nga studentët në zgjedhjet e datës 16.12.2021 dhe u konstitutua më datë 04.02.2022.
Gjithashtu, për një funksionim sa më eficient të Këshillit, në mënyrë që secili prej studentëve të mund të dëgjohet, Çdo grup ka përfaqësuesin e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike, që e përfaqëson atë në Këshillin e Studentëve të FGJH.
Detyrat e një përfaqësuesi grupi: