Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike

Historiku

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i shënon fillimet e tij në vitin 1947 me hapjen për herë të parë të Katedrës së Gjuhës Ruse në Institutin dyvjeçar. Më pas, me ngritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik në vitin 1951, mësimi i gjuhës ruse filloi të shtrihej edhe më shumë. Në vitin 1955 Katedra e Gjuhës Ruse numëronte 20 pedagogë si dhe një numër të madh studentësh.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Katedra e Gjuhës Ruse u përfshi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Me shtimin e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, katedra u nda në dy:

a) Katedra e Gjuhës Ruse (e specialitetit) për degën e Gjuhës dhe letërsisë ruse, e cila deri në vitin 1972 përgatiste mësues të gjuhës ruse dhe shqipe për shkollën e mesme. Pas këtij viti studentët diplomoheshin vetëm si  mësues të gjuhës ruse.

b) Katedra e Gjuhës Ruse (e përgjithshme) për fakultetet e tjera të universitetit.
Në mes të viteve ’80 dy katedrat u bashkuan përsëri në një.
Në vitin 1995 Katedra e Gjuhës Ruse u reformua duke u shndërruar në Departament të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, i cili, përveç rusishtes, mbulon edhe studimimin e gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanike. 

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Për gjuhën turke:

Bachelor në Gjuhë Turke

Bachelor në Gjuhë Turke me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Turk”

Bachelor në Gjuhë Turke me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Për  Gjuhën  Ruse:

Bachelor në Gjuhë Ruse

Bachelor në Gjuhë Ruse me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Rus”

Bachelor në Gjuhë Ruse me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Për gjuhën Turke:

Master i shkencave në "Mësuesi në Gjuhën Turke për arsimin e mesëm të lartë"

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"

Për  Gjuhën  Ruse:

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"

Njoftime Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike

Lexo më shumë

Kontaktet e Departamentit

Departamenti i Gjuhëve Sllave – Ballkanike

[email protected]