Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e Huaj, Gjuhë Frënge”

Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e Huaj, Gjuhë Frënge”
Titulli akademik i studimit DIPLOMË MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË FRËNGE”
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Frengjisht (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë frënge” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e gjuhës frënge, të aftë për të ushtruar profesionin e ri të mësuesit në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Ky program synon gjithashtu formimin profesional të mësuesit të gjuhës frënge të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, rajonal dhe botëror, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim. Ky program është largpamës sepse përgatit mësues kompetentë në strategjitë e mësimdhënies, në hartimin dhe zbatimin e programeve mësimore si dhe në përdorimin e teknologjive të reja mësimore.

Programi ka këto objektiva:

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore për të cilat studenti përgatitet si mësues;
  • Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
  • Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.
  • Të pajisë studentët me njohuri shkencore në fushën e psikologjisë së edukimit, teorive të të nxënit si dhe vlerësimit
  • Të pajisë studentët me njohuri të larta teorike dhe shprehi praktike për arritjen e standardeve të larta në mësimdhënien  në shkollat e mesme, duke zbatuar teoritë dhe praktikën e arsimimit në lidhje me karakteristikat e  grupmoshës, përparësitë e arsimit në vendin tonë dhe  rolin e mësuesit si profesionist në një kontekst social në ndryshim.
Kompetenca
  • Kompetencë të thelluar të foluri dhe të shkruari të gjuhës frënge dhe të një gjuhe të huaj të dytë në nivel mesatar ose të avancuar;
  • Kompetencë të thelluar për të dhënë mësim në kontekste të shumëllojshme, në arsimin e mesëm;
  • Kompetencë të thelluar në njohjen dhe zbatimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që mundësojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe lehtësojnë përvetësimin e gjuhës së huaj;
  • Kompetencë të thelluar në paraqitjen dhe përpunimin e metodave dhe mënyrave të ndryshme për një mësim aktiv dhe gjithëpërfshirës.
  • Kompetencë të thelluar në përdorimin e teknologjive të mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në përfshirje në punë kërkimore në fushën e mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në leximin dhe vlerësimin e literaturës metodike dhe kërkimet e kohës në këtë fushë;
  • Aftësi të lartë në përshtatjen dhe krijimin e teknikave të reja në fushën e mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në nxitjen e vlerave shoqërore/kulturore, si dhe në zhvillimin dhe edukimin ndërkulturor të nxënësve.
  • Aftësi të lartë në zgjidhjen e situatave problemore në arsim në kontekste të ndryshme.
Praktika mësimore

Praktika mësimore përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë frënge”. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në formimin teorik, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar.

Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës frënge, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara në auditor, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika zhvillohet në semestrin IV të kohëzgjatjes së programit të studimit dhe ka për qëllim gjithashtu njohjen dhe aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Studentët që diplomohen në këtë program studimi mund të punësohen si: 
  • Çdo lloj institucioni arsimor si shkolla të arsimit parauniversitar (publike dhe private).
  • Institucione të specializuara në fushën e arsimit ose institucione të lidhura me edukimin.
  • Organizata qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre çështje të arsimit.
Institucione arsimore private si qendra të gjuhëve të huaja.

PLANI MËSIMOR Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë frënge”

PLANI MËSIMOR
MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË FRËNGE”
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Metodologji e mësimdhënies dhe të nxënit   6 I/I 60
2. Psikologji zhvillimi 5 I/I 50
3. Metoda e kërkimit në edukim 4 I/I 40
4. Teknologji e informacionit dhe komunikimit në mësimdhënien e gjuhës B  6 I/I 60
5. Gjuhë C (niveli i përparuar) 6 I/I 60
SEMESTRI II
6. Kurrikula dhe arsimi gjithëpërfshirës 6 I/II 60
7.   Menaxhimi i klasës   4 I/II 40
8. Vlerësimi i të nxënit 5 I/II 50
9. Gjuhësi e zbatuar 6 I/II 60
10. Psikolinguistikë dhe përvetësimi i gjuhës B 6 I/II 60
11. Metodologji e mësimdhënies e gjuhës B 6 I/II 60
Gjithsej 60 600
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
1. Gjuhë e huaj për qëllime specifike 6 II/I 60
2.   Kërkimi shkencor në mësimdhënien e gjuhës B   6 II/I 60
3. Hartimi i punimit shkencor 6 II/I 60
4. Aspekte praktike të didaktikës së gjuhës B 4 II/II 40
5. Edukim ndërkulturor në mësimdhënien e gjuhës B 6 II/II 60
6. Lëndë me zgjedhje (C)*  4 II/II 40
7. Lëndë me zgjedhje (C)*  4 II/II 40
8. Praktikë Profesionale 12 II/II 240
9. Temë diplome/Detyrime përmbyllëse 12 II/II
Gjithsej 60 600
Gjithsej në 2 vite 120 1200