Zyra e Këshillimit të Karrierës ka në fokus të saj nxitjen e bashkëpunimit me studentët dhe synon të realizojë lidhjen mes studimeve akademike dhe mundësive të punësimit për studentët e diplomuar në FGJH.
Kjo zyrë u krijon atyre mundësi të promovohen në kompani,oganizata si edhe shoqata të ndryshme të interesuara për punëmarrës.
Zyra e Këshillimit të Karrierës organizon dhe monitoron Praktiken Profesionale dhe Panairin e Punes, si edhe udhëzon studentët për zhvillimin në karrierë, duke u përqëndruar në interesat personale të studentëve, si dhe harmonizimin e tyre me kërkesat për punësim në tregun e punës.
Qëllimi i Zyrës së Këshillimit të Karrierës është të mundësojë mbështetjen dhe nxitjen e studentëve në zhvillimin e potencialit të tyre për një qasje më të mirë me risitë e kërkesave të tregut dhe synon të rrisë numrin e të punësuarve në fushën e tyre të studimit.
Zyra e Këshillimit të Karrierës organizon leksione të hapura me tematika të ndryshme si:
Krijimi i një CV-je;
Si të shkruajmë një Letër Motivimi;
Përgatitjes së studentëve për intervista pune, etj.