Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mundësi Punësimi

Zyra e Këshillimit të Karrierës është e gatshme  t’ju ndihmojë drejt rrugës së suksesit:

Ju jep  mundësinë të përzgjidhni punën tuaj,  

Ju siguron kontaktet me kompanitë dhe institucionet me të cilat bashkëpunojmë,

Jep keshillat më të mira për të përshtatur degën tuaj të studimit dhe punën që ju vetë preferoni.

Deloitte Albania - Mundësi Punësimi

Audit Support Junior (Italian Speaker) & Advisory - Transaction Services Junior and Senior (Italian Speaker)

 

Përshëndetje të nderuar,

 

Në kuadër të zgjerimit të stafit tonë në Deloitte Albania, ne jemi në kërkim të punonjësve të rinj për pozicionet e mëposhtme në fushat e Ekonomisë:

 

 

Këto pozicione ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për studentët që janë në përfundim të studimeve në degë si: Ekonomiks, Financë, Administrim Biznes & Kontabilitet, si dhe të kenë njohuri në gjuhën italiane.

 

Të gjithë të përzgjedhurit do të kenë mundësinë që të zhvillohen profesionalisht në një mjedis dinamik dhe sfidues, duke punuar me klientë të rëndësishëm dhe duke përfituar nga një mentorim i vazhdueshëm. Për më tepër, ne jemi të përkushtuar për të ofruar mundësi të zhvillimit të karrierës, me perspektiva reale për punësim afatgjatë dhe rritje brenda kompanisë.

 

Ne do të vlerësonim shumë angazhimin tuaj për të promovuar këto pozicione tek studentët tuaj.

 

Mbetemi në dispozicion për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni!

 

Faleminderit për bashkëpunimin e vazhdueshëm!

Spartak

HR Manager

Deloitte Albania

Rruga e Kavajës, Kompleksi Delijorgji, Godina L, Kati 1, 2, 3

Tirana, Albania

[email protected] | www.deloitte.com