TË DHËNA NË LIDHJE ME APLIKIMIN NË PROGRAMIN ERASMUS +KA1
KODE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
PIC 998022137; OID: E10198722; PADOR: AL-2017-FMI-2401037432.
Zyra Erasmus + në FGJH
Koordinator Akademik Erasmus + në nivel Fakulteti
Dr. Drita RIRA: Zv. Dekan për Ciklin e Dytë të Studimeve, Koordinatore akademike Erasmus+ dhe marrëdhënieve me jashtë.
E-mail: [email protected]
Orari : 09:00-15:00, nga e hëna në të premte.
Zyra Erasmus + dhe e Marrëdhënieve me Jashtë, siguron përmbushjen e misionit kryesor të funksionimit të saj që lidhet me rritjen e bashkëpunimit me universitete partnere të huaja, në fushën e arsimit të lartë, gjuhëve të huaja, shoqërisë civile dhe biznesit, ngritjen, zgjerimin dhe konsolidimin e një rrjeti të madh partnerësh jashtë vendit. Nëpërmjet koordinimit të veprimtarive me Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë IRO-UT, lehtëson bashkëpunimin e strukturave përbërëse të FGJH-së me institucione partnere të huaja në sferën e arsimit të lartë ku vëmendje i kushtohet ndërgjegjësimit të personelit akademik, ndihmësakademik dhe studentëve në lidhje me mundësitë e aplikimit në programet e BE-së për arsimin e lartë ku bën pjesë dhe Shqipëria. Zyra shpërndan rregullisht informacione në lidhje me trajnime të vazhdueshme të stafit dhe studentëve, mbi mundësinë e kryerjes së praktikave jashtë shtetit për studentët si edhe mundësinë e pjesëmarrjes në veprimtari, nisma e projekte.
Në cilësinë e Koordinatores Akademike Erasmus +, koordinon komunikimin institucional mes Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë IRO-UT dhe strukturave të FGJH-së në lidhje me mundësinë e bursave ERASMUS+; njofton studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për thirrjet e hapura për bursa shkëmbimi; në bashkëpunim me Përgjegjësit e Departamenteve dhe/ose Koordinatorët e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Ndërinstitucional të lidhura mes UT-së dhe universiteteve partnere të huaja, çdo student aplikant ndihmohet në çdo hap të aplikimit, deri në firmosjen e dokumentit Learning Agreement. Po kështu edhe studentët e huaj që vijnë dhe studiojnë në FGJH me bursa shkëmbimi Erasmus + marrin të njëjtën asistencë.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja si pjesë e Universitetit të Tiranës është pjesë e programit më të ri ‘‘Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie/trajnim.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja përfiton nga një numër i madh marrëveshjesh ndërinstitucionale që Universiteti i Tiranës ka nënshkruar me universitetet më në zë të Europës.
Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.
Sqarime për aplikimin në bursa Erasmus + për studentët dhe stafin akademik:
Dokumentet template të Erasmus+ KA107
Kliko për Teaching Mobility Plan
Kliko për Training Mobility Plan
Kliko për Learning Agreement During Mobility
Dokumentet kryesore në aplikim për bursa Erasmus+ për studentët janë:
– CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Vërtetim studenti (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
*Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin specifik lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.
Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët (Kliko këtu)
Dokumentet kryesorë në aplikim për aplikim për stafin me kohë të plotë janë:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
– Vërtetim Punësimi;
– Certifikata e gjuhës së huaj (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit *;
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.
Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin akademik (Kliko këtu)
Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ (Kliko këtu)