Shërbimi i Psikologut

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i kushton rëndësi shëndetit mendor dhe problematikave në përditshmërinë e studentëve.

Psikologu i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja do të bashkëpunojë ngushtë me studentët dhe strukturat e FGJH-së për të kuptuar sfidat e jetës studentore, vështirësitë në të cilat ata gjenden çdo ditë dhe për t’i ndërgjegjësuar për vlerat që ata mbartin, për të krijuar kështu një mjedis gjithëpërfshirës ku të gjithë të ndihen të sigurtë dhe të dëgjuar.

Cilat janë disa nga dobitë e seancave të këshillimit:

  • Njohja e vetvetes
  • Përshtatja me jetën universitare
  • Të nxënit në mënyrë sa më efikase
  • Përballimi me përditshmërinë dhe sfidat e saj
  • Rritja e vetëvlerësimit
  • Mirnjohja/të qënurit falenderues për atë që jemi
  • Përforcimi i qëllimeve personale
  • Pranimi i vetes dhe tjetrit
  • Menaxhimi i emocioneve, ankthit,stresit etj

 

Roli i psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është:

  • Të mbështesë studentët dhe stafin akademik me seanca këshilluese.
  • Të krijojë një mjedis të sigurt pranë zyrës së psikologut.
  • Të nxisë frymën bashkëpunuese individuale dhe në grup.
  • Të forcojë bashkëpunimin student/fakultet.
  • Të analizojë marrëdhëniet ndërvepruese midis studentëve.