| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Angleze” |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Anglisht (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Angleze” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Angleze dhe synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e gjuhës angleze, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Angleze”. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse të gjuhës angleze, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi
Studentët që diplomohen në këtë program studimi mund të punësohen si:
Specialist i lartë në organizata qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre çështje të arsimit.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË ANGLEZE” | ||||
| Nr. | VITI I. LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | VITI/SEMESTRI | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| Formim bazë pedagogjik | ||||
| 1. | Metodologji Mësimdhënies Dhe Mendimi Kritik | 8 | I/I | 90 |
| 2. | Metodologji e mësimit të gjuhës B | 4 | I/I | 45 |
| 3. | Psikologji Zhvillimi | 4 | I/I | 40 |
| 4. | Psikologji Edukimi | 4 | I/II | 40 |
| 5. | Gjuhë C (1) (Anglisht) | 4 | I/I | 60 |
| 6. | Psikolinguistikë | 4 | I/II | 40 |
| SEMESTRI II | ||||
| Formimi specializuar si mësues lënde | ||||
| Lëndë në formimin didaktik lëndor | ||||
| 1. | Të Nxënët Dhe Menaxhimi I Klasës | 7 | I/I | 90 |
| 2. | Edukim Ndërkulturor | 6 | I/I | 40 |
| 3. | Gjuhësi e Zbatuar | 6 | I/II | 60 |
| 5. | TIK në mësimdhënien e gjuhës së huaj | 6 | I/II | 60 |
| Gjithsej | 26 | 260 | ||
| Nr. | VITI II. LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | VITI/SEMESTRI | ORËT NË AUDITOR |
| Lëndë plotësimi në formimin e specializuar | ||||
| 1. | Gjuhë e Huaj B për qëllime specifike | 4 | II/I | 60 |
| 2. | Hartimi i tezës së diplomës | 6 | II/I | 60 |
| 3. | Metodologji e Kërkimit Shkencor dhe Kërkim në Kontekstin Pedagogjik të Gjuhës së Huaj | 6 | II/I | 60 |
| 4. | Teza e Diplomës | 24 | II/II | |
| Gjithsej | 24 | |||
| Gjithsej në 2 vite | 120 | 1155 | ||