Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik/stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/stafin administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik/stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/stafin administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari.
http://edu.kodolanyi.hu/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Mësimdhënie për stafin akademik (stafi akademik mund të japë leksione edhe gjatë Javës Ndërkombëtare të Trajnimit);
– Trajnim për stafin stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/stafin administrativ me kohë të plotë (në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit, 30 Mars – 3 Prill 2020);
Pjesëmarrja në këto aktivitete ka një fee, të përcaktuar nga universiteti pritës.
Për më shumë informacion, referohuni linkut:
http://edu.kodolanyi.hu/academics/international-week/
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor 140 Euro;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV+ Lista e publikimeve (vetëm për stafin akademik), (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;
-Vetëdeklarim nëse kenikryer apo jo më parë një shkëmbim Erasmus+ (nëse po, ku);
– Dokumenti Registration form, sipas linkut:
https://forms.gle/CpsFrUnr6DF1SwRdA
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Training_outg…
Afati për aplikim: 25 Shkurt 2020
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].