Njoftim : Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Granadës në Spanjë

Njoftim !

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Granadës në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

https://www.ugr.es/en/

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
*Mobiliteti për trajnim duhet të kryhet në datat 1-5 Korrik 2019.

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (120 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:

– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);
-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/ima…/Training__mobility_plan_1.docx

*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit.

Afati për aplikim: 17 Maj 2019

Dokumentacioni duhet dorëzuar i skanuara në formatin PDF (në një file të vetëm) në adresën [email protected] .

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]