Sqarim në lidhje me Vendimin Nr. 94 datë 01.03.2019 të Bordit të Administrimit të Universitetit të Tiranës

Sqarim në lidhje me Vendimin Nr. 94 datë 01.03.2019 të Bordit të Administrimit të Universitetit të Tiranës , për ” Miratimin e rritjes së tarifës për provimin e gjuhës së huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja”. Mbrojtja e gjuhës së huaj është një shërbim që i ofrohet të tretëve në mënyrë fakultative për kategoritë si më poshtë :
1. Punonjës të administratës shtetërore
2. Mësues etj.
Shënim : Ky provim nuk është detyrues për studentët për marrjen e Diplomës Universitare.
Mënyrat e mbrojtjes së gjuhës së huaj për studentët vazhdojnë të mbeten ato të miaratuara nga MASR në zbatim të Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë” i ndryshuar.