“Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë GjuhëAngleze. Kursi zhvillohet nga pedagoget Dr. Jonida Petro dhe Dr. Rozana Bela. Leksioni i hapur titullohej: ” Let’s talk about Public Relations”. Mes të tjerash, u trajtuan edhe nëntema lidhur me të përbashkëtat dhe dallimet mes marrëdhënieve publike dhe gazetarisë. Z. Elion Kollçaku u fokusua edhe në përvojën personale si PR Manager për më shume se 5 vjet në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” duke e përfaqësuar atë në Kosovë, Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Evropës Perendimore. Leksioni mori formën edhe të bashkëbisedimit aktiv, ku studentët shfaqën interes të posaçëm përmes pyetjeve lidhur me zbatimin e njohurive në praktikë në fushën e marrëdhënieve publike. Duke qenë se shumë studentë pasi diplomohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja punësohen në sektorin privat që mbulojnë këtëfushë si edhe gazetarinë, përvoja e ndarë nga z. Elion Kollçaku ngjalli kureshtje të shtuar lidhur edhe me aspirata të ndryshme që studentët e vitit të dytë Gjuhë Angleze kanë si psh.: si të zhvillojnë në praktikë PR për një shkrimtar/e dhe veprën e tij/saj; si të krijojnë rrjetëzimin e kontakteve përmes mediave dhe gazetarisë e të tjera pyetje të kësaj natyre. Aktivitete të tilla informuese bazuar në përvoja profesionale të fushës nxisin dhe motivojnë studentët që të gdhendin talente të caktuara dhe të zbulojnë mundësi të shtuara për të ardhmen e tyre profesionale. Aktiviteti u zhvillua plotësisht në gjuhën angleze në datë 6 Maj 2022.” Read More