Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
October 21, 2025

Day

Në takimin e sotëm, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u njohën me veprimtarinë e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, e cila ofron mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve përmes trajnimeve me tematika të ndryshme, kurseve dhe mundësive për zhvillim profesional të vazhdueshëm. 💡 Po ashtu, studentët u njohën edhe me klubet studentore që e gjallërojnë jetën universitare në FGJH: hapësira ku kreativiteti, bashkëpunimi dhe energjia rinore marrin jetë:  🤝 Klubi i Vullnetarizmit  ⚽ Klubi i Sportit  🎭 Klubi i Teatrit  🎨 Klubi i Artit  📚 Klubi Letrar ...
Read More
Cikli i Parë i Studimeve (Bachelor) Të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve janë të lutur të dorëzojnë:  Dokumentacionin për bursa, përjashtim ose reduktim të tarifës së shkollimit, sipas kategorive përkatëse;  Numrin e llogarisë bankare në RAIFFEISEN BANK(vetëm studentët e vitit I)  📅 Afati i dorëzimit: 🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025 📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet.    Cikli i Dytë i Studimeve (Master i Shkencave / Master Profesional) Të gjithë studentët e  ciklit të dytë  të studimeve mund të aplikojnë për reduktim të tarifës së shkollimit në masën 50%, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës sipas kategorisë për të cilën aplikojnë.  📅 Afati i dorëzimit: 🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025 📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet  Për më tepër informacion ndiqni link-un në vijim që përmban të gjitha dokumentet e nevojshme për plotësimin e saktë të dokumentacionit të kërkuar: https://fgjh.edu.al/per-trajtim-me-burse-perjashtim-nga-tarifa-e-shkollimit/
Read More
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua sot ligjërata me temë:  🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi”, mbajtur nga Dr. Tiaan Westenberg, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS).  Diskutimi solli reflektime të vlefshme mbi identitetin evropian dhe atë shqiptar, mbi çfarë na bën të ndihemi evropianë, si dhe pse është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht këto koncepte kur përkthejmë apo komunikojmë në këtë fushë.  Studentët treguan interes dhe angazhim të veçantë, duke sjellë shembuj nga realiteti evropian dhe shqiptar dhe duke e bërë diskutimin edhe më të pasur.  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një mobiliteti njëjavor Erasmus+, që Dr. Westenberg po realizon pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.  Një takim frymëzues që ndërthur kërkimin shkencor, reflektimin qytetar dhe dialogun ndërkulturor. 
Read More