Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të personelit akademik, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik organizon trajnimin për personelin akademik të FGJH-së me temë: "Përdorimi i teknologjive të reja në mësimdhënie (Google Classroom, Mentimeter, Kahoot, Padlet, Canva for Education etj.)’’ nga Prof. Asoc. Dr Elona Toro.
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Psikologut në FGJH organizon trajnimin për personelin ndihmësakademik me temë: ‘‘Komunikimi administrativ dhe empatia në mjedisin institucional. Qasja ndaj studentëve me vështirësi emocionale’’.
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Degën e Teknologjisë së Informacionit, fton studentët e FGJH-së të marrin pjesë në trajnimin me temë: ‘‘Privatësia në epokën digjitale: Mbrojtja e informacionit personal’’.