Hapet thirrja për aplikime për Programin Përgatitor të Diplomuarve Romë 2021/22, një mundësi për të diplomuarit e komunitetit Rom, të interesuar të përgatiten për programet e masterit në gjuhën angleze.

RGPP është një program intensiv 10-mujor, i cili përgatit studentët Romë të garojnë për të vijuar studimet Master në gjuhën angleze.

RGPP u mundëson studentëve përgatitje akademike në fushën e tyre të interesit, kurse intensive të gjuhës angleze, shkrim akademik, mundësinë e pjesëmarrjes në nje kurs Masteri, praktikë për testet e pranimit në Master, zhvillim të mendimit kritik, rritje të aftësive debatuese, mentorim individual nga stafi i RGPP, seminare mbi identitetin dhe lidershipin, kurse të gjuhës Rome, bursa të plota.

Bursat janë të dispozicion për të gjithë studentët e përzgjedhur dhe mbulojnë: tarifën universitare, sigurimet shëndetësore, të ardhura mujore, kostot e udhëtimit dhe vizës, akomodim në dhoma teke ose dyshe në konviktin e CEU.

Synimi është t’u sigurojnë studenëve Romë akses të barabartë në edukimin e lartë dhe janë të interesuar të tërheqin studentë në shkencat sociale dhe humane.

Kriteret e përzgjedhjes në RGPP përfshijnë: vetëdeklarim mbi përkatësinë etnike Rome, shtetësi nga vendet e përcaktuara, përfundimi i studimeve Bachelor deri në Korrik 2021, aftësi mesatare të nivelit B1 në gjuhën angleze, aftësi lidershipi si dhe interes të dukshëm për të ndjekur studimet pas-universitare në një ambient ndërkombëtar.

Afati për aplikime: 8 Prill 2021.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën: [email protected]