Njoftim!

Hapet thirrja për aplikime për shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor të Universitetit të Tiranës, me Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, Barcelonë, Spanjë, në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet dy Istitucioneve tona.

Në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale me Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, Barcelonë, Spanjë, Universiteti i Tiranës hap thirrjen mbi shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor në fushat; e Gjuhëve të Huaja, Shkencat Sociale, Ekonomi, Drejtësi dhe Histori – Filologji.

Lloji i mobilitetit /kohëzgjatja:

Shkëmbimin e studentëve të vitit të II ose III për studime;

-Semestrin e dytë të vitit 2020 – 2021

Studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit në Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifën e tyre të shkollimit në Universitetin e Tiranës.

Studentët do të paguajnë në Universitetin pritës shumëm prej 200 Euro, për shpenzime administrative.

Shpenzimet e akomodimit, siguracionit shëndetsor, udhëtimit dhe shpenzimet ditore do të paguhen nga po vetë studenti.

Dokumentat e kërkuara janë;

-CV

-Listë Notash (e përkthyher në mënyrë zyrtare)

-Leter Motivimi

-Vërtetim Studenti viti II ose III (i përkthyher në mënyrë zyrtare)

-Certifikatë e Gjuhës së Huaj B2 (DELE, TOEFL (paper based, computer based, internet based), IELTS, CAMBRIDGE etc)

-Fotokopje Pashaporte

Afati për aplikim: 24 nëntor 2020

Të gjitha dokumentat e aplikimit duhen dorëzuar në Rektorat pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara në formatin PDF në adresën [email protected] .

Për më shumë informacion mbi Universitetin referohuni linkut si më poshtë;

https://www.uic.es/en/faculties-schools-and-institutes

*Përpara aplikimit studenti duhet të kontollojë gjuhën në të cilën zhvillohen lendët në universitetin pritës (Anglisht ose Spanjisht) sipas certifikatës së gjuhës së huaj që disponon.

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *