Departamenti i Anglishtes, në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët, organizon në datat 10-14 qershor javën shkencore të studentëve të Departamentit të Anglishtes gjatë së cilës, në kuadrin e Programit Erasmus+, janë parashikuar veprimtari njohëse dhe ligjërata me pedagogen Silvia Sánchez Calderón, PhD, Universiteti i Valladolidit, Spanjë dhe Arzu Kocak, PhD, Universiteti Hacettepe.

Në datën 14.06.2019 organizohet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Studentëve të Departamentit të Anglishtes. Në seancën plenare janë të ftuar si ligjëruese kryesore Aileen Hale, PhD, English Language Fellow, U.S. Department of State, Albania, me temën “Engaging Teachers “Outside of the Box” dhe Silvia Sánchez Calderón, PhD, lektore në Universitetin e Valladolidit, Spanjë, me temën “First language acquisition of English and Spanish complex predicates”. Gjithashtu në këtë seancë plenare do të paraqesin projektet e tyre studentët e Degës së Mësuesisë, përkatësisht “Engaging students with Interactive Power Points”, “English for taxi-drivers”, “Teaching English to café/bar staff/Drink English APP”.

Në seancat paralele të pasdites studentët e Programeve Master i Shkencave do të paraqesin kumtesat në fushat e Mësuesisë së Gjuhës Angleze, Përkthimit e Interpretimit dhe Studimeve Kulturore e Komunikimit

Janë te mirëpritur studentë dhe pedagogëe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Leave a Reply