Dega e Gjuhës Greke organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore

Dega e Gjuhës Greke organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore.

Në datën 28 mars 2018 Dega e Gjuhës Greke organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë: “Përçimi i letërsisë greke në letërsinë botërore nëpërmjet përkthimit”, me mbështetjen e Fondacionit Bamirës “ONASSIS” në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë dhe Muzeun Historik Kombëtar.  Referatin kryesor në konferencë e mbajti profesori i nderuar i gjuhësisë, ish Rektori i Universitetit të Athinës dhe President i Shkollave Arsakeio, z. Georgios Babiniotis. Me pjesëmarrjen në konferencë na nderoi edhe z. Amfilokios Papathomas, profesor i Papirologjisë në Universitetin e Athinës. Gjithashtu, të ftuar nderi ishin Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, z. Eleni Sourani, si edhe kolegë të nderuar të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Profesorët nga Athina patën takim edhe me pedagogët e gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy fakulteteve.