Njoftim mbi zhvillimin e një takimi informues mbi bursat “Fulbright” dhe “Humphrey”

Njoftim mbi zhvillimin e një takimi informues mbi bursat “Fulbright” dhe “Humphrey”

Ditën e premte, 20 prillora 11:00 në mjediset e FGjH-së (salla “Evropa”), për të gjithë të interesuarit, do të zhvillohet një takim informues mbi bursat “Fulbright” dhe “Humphrey”.
Brunilda Kondi, pedagoge e Departamentit të gjuhës angleze, pjesëmarrëse në programin Fulbright Visiting Scholar 2015-2016 dhe anëtare bordi e Albanian Fulbright Alumni Association (Shoqata Shqiptare e Pjesëmarrësve në Programin Fulbright) do të sjellë përvojën e saj lidhur me këto bursa.

Argumentet që do të trajtohen:

  1. Çfarë janë këto programe?
  2. Kush mund të marrë pjesë?
  3. Si bëhet aplikimi?
  4. Çfarë përfitimesh sjellin për zhvillimin professional dhe të institucionit gjatë dhe pas programit?

Jeni të mirëpritur!