Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët

  • Totali i vlerësimit do të jetë 100 pikë. Ky përcaktim i pikësimit është bërë në bazë të guidës së programit Erasmus +.
  • Në rast se do të ketë studentë me mesatare të njejtë, nivel të njohjes së gjuhës së huaj të njejtë dhe pikësim të barabartë, studentët do të ftohen në intervistë për të përzgjedhur fituesin. Përparësi do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë bursë Erasmus +.
  • Kriteret mund të shtohen duke u bazuar në kërkesat që mund të ketë universiteti pritës.
  • Thirrjet për aplikim shpallen në faqen zyrtare të websitit të UT-së, në faqen zyrtare të Facebookut të UT-së si dhe përcillen me shkresë zyrtare në fakultet.
  • Studentët fitues dhe jo fitues lajmërohen mbi ecurinë e aplikimit me e-mail.