Nis sot Shkolla Verore e Bullgarishtes që zhvillohet për të dytin vit radhasi në periudhën 1-23 korrik 2022 pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

SHKOLLA VERORE E BULLGARISHTES
Nis sot Shkolla Verore e Bullgarishtes që zhvillohet për të dytin vit radhasi në periudhën 1-23 korrik 2022 pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Kjo shkolle verore, e para e këtij lloji në vendin tonë, organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike në kuadër të Programit Erasmus+ që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Veliko Tërnovo “Shenjtorët Kirili dhe Metodij” të Bullgarisë.
Ajo synon t’u mundësojë studentëve dhe të interesuarve të tjerë përvetësimin e bullgarishtes në nivelet A1 – B1. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit në këtë shkollë, përmes leksioneve dhe referateve që do të mbahen nga profesorë dhe studiues të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve bullgare (i Sofjes, Veliko Tërnovos, Blagoevgradit), do të pajisen me njohuri shtesë që kanë të bëjnë me çështje historike, gjuhësore, letrare dhe trashëgiminë kulturore bullgare në Shqipëri.
Stafi mësimor do të përbëhet nga profesorë dhe studiues specialistë të këtyre çështjeve të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit Veliko Tërnovo “St.Shën Kirili dhe Metodi” të Bullgarisë.
Këtë vit, Shkolla Verore e Bullgarishtes do të zhvillohet në 2 nivele:
1. Niveli fillestar
2. Niveli mesatar
Me përfundimin e shkollës verore, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes, të lëshuara nga Universiteti i Veliko Tërnovës, Bullgari.