Njoftim ! Në kuadër të Nismës së FGjH-së ” Dhuro, Lexo një Libër”

Në kuadër të Nismës së FGjH-së ” Dhuro, Lexo një Libër”, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Dega e Gjuhës Ruse fton, ish Profesorin e Nderuar dhe njëkohësisht përkthyes i gjuhës ruse, z. Jorgji Doksani, i vlerësuar me medaljen “Mjeshtër i madh”, për të qënë me ne, më datë 30 Tetor, 2019, në orën 10.00, Salla “Argjiro” në një bisedë të hapur për promovimin e librit të ri të përkthyer nga ai, i cili do të dali nga shtypi këto ditë.
 
Ftesa është e hapur për të gjithë.
 
Gjithe te mirat !