Je maturant dhe po mendon për hapin tënd të radhës? Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, të fton më 28 mars për një ditë të hapur kushtuar zgjedhjes akademike!
Gjatë kësaj dite do të kesh mundësinë të:
✅ Njihesh nga afër me programet e studimit
🌍 Zbulosh mundësitë për bursa dhe për shkëmbime studentore (Erasmus+ dhe më shumë)
🎓 Informohesh mbi perspektivat e karrierës pas diplomimit
👩‍🏫 Takohesh me pedagogë dhe studentë aktualë
🏫 Vizitosh mjediset moderne dhe infrastrukturën digjitale të mësimdhënies
📍 Mos e humb këtë mundësi për të zbuluar më shumë mbi të ardhmen tënde akademike!


