Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, organizon më 17 shkurt 2026, ora 10:00 – 12:00, në Sallën “Argjiro”, tryezën e rrumbullakët me temë:
“Nga formimi universitar në praktikën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja: përvoja dhe sfida”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një hapësire reflektimi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve kryesorë të përfshirë në formimin fillestar dhe të vazhduar të mësuesve të gjuhëve të huaja. Diskutimi do të fokusohet në forcimin e koherencës ndërmjet përgatitjes universitare dhe praktikës reale të mësimdhënies në shkollë, në përputhje me standardet profesionale të mësuesit dhe kategoritë e licencimit.
Tryeza synon gjithashtu të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional, duke identifikuar sfidat kryesore dhe duke propozuar zgjidhje konkrete për përmirësimin e cilësisë së formimit dhe mësimdhënies së gjuhëve të huaja. 🌍📚
Ju mirëpresim për një diskutim të hapur dhe konstruktiv! 🤝


