Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Departamenti i Gjuhës Angleze, grupi mësimor-kërkimor i Gjuhësisë, në kuadër të bashkëpunimit me institucione të tjera të arsimit të lartë, ju fton të merrni pjesë në një leksion të hapur!

Leksioni do të prezantojë gjetjet paraprake dhe qasjet metodologjike të projektit kombëtar STI(G)MA “Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit”, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

👩‍🏫 Ligjëruese: Prof. as. dr. Eriola Qafzezi, Koordinatore e projektit kombëtar STI(G)MA, e cila do të trajtojë mënyrën se si modelet gjuhësore formësojnë dhe përforcojnë stigmatizimin në diskursin mediatik.

đź—“ 10 dhjetor 2025

🕚 Ora 14:30 – 15:30

📍 Salla 307, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

🔹 Të gjithë të interesuarit – studentë, pedagogë, studiues dhe dashamirës të fushës së gjuhës, komunikimit dhe mediave – janë të mirëpritur!