Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📌 U zhvillua me sukses Tavolina e Rrumbullakët: “Gjuhë, identitet dhe integrim – Perspektiva sociolinguistike e personave që nuk dëgjojnë”

17 dhjetor 2025, në Sallën “Evropa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua një diskutim i rëndësishëm shkencor dhe institucional mbi gjuhën e shenjave, identitetin dhe integrimin e personave që nuk dëgjojnë.

Aktiviteti solli së bashku akademikë, përfaqësues institucionesh, ekspertë, përfaqësues të komunitetit dhe studentë, duke trajtuar:

🔹 identitetin përmes shumëgjuhësisë shumëmodale
🔹 qasjen e të drejtave dhe mosdiskriminimit
🔹 rolin e arsimit, interpretëve të gjuhës së shenjave dhe kërkimit shkencor
🔹 sfidat dhe perspektivat e të rinjve që nuk dëgjojnë në shoqëri dhe tregun e punës

Tavolina e rrumbullakët u organizua në kuadër të projektit PKKZH, të financuar nga AKKSHI:
“Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë”.

🙏 Falenderojmë të gjithë kontribuesit, institucionet partnere dhe studentët për pjesëmarrjen aktive dhe diskutimet me vlerë.

📚 Dialogu shkencor dhe përfshirja mbeten kyçe për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Programi

Klikoni për të ndjekur programin e plotë