Sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja kremtojmë një nga momentet më të rëndësishme të identitetit tonë kulturor: miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit, më 1908.
Ky moment historik është shembull i përkushtimit ndaj dijes, gjuhës dhe kulturës—vlera që FGJH-UT i kultivon çdo ditë përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe angazhimit akademik.
📖 Në këtë ditë, shprehim mirënjohje për dijetarët e kohës, të cilët me vizion dhe unitet krijuan alfabetin e përbashkët që sot na bashkon të gjithëve.
🌟 Le të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta nderojmë gjuhën shqipe, krahas përkushtimit tonë ndaj shumë gjuhëve të huaja që studiojmë e mësojmë.
Gëzuar Ditën e Alfabetit! 🇦🇱


