Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📚 Botime të reja akademike nga pedagogët e FGJH-së

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, ka kënaqësinë të ndajë me komunitetin akademik publikimin e dy veprave të reja shkencore nga pedagogët tanë, të cilat përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve gjuhësore dhe letrare.

🔹 Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj ka botuar tekstin mësimor për studime universitare, “Gramatika e gjuhës turke”, një udhërrëfim i plotë drejt kuptimit të gjuhës si mjet logjik, kulturor e krijues, një urë midis strukturës së saj dhe botës së jashtme. Autori e trajton turqishten jo thjesht si sistem rregullash, por si një strukturë të brendshme të mendimit, në kuptimin çomskian: një arkitekturë e brendshme që shndërrohet në komunikim përmes përdorimit real. I shkruar me rigorozitet shkencor dhe qartësi didaktike, Gramatika e Gjuhës Turke ndërthur gramatikën gjenerative me qasjet komunikative bashkëkohore, duke e vendosur gjuhën në pikëtakimin mes kompetencës dhe performancës, mes analizës dhe përdorimit, si dhe shërben si një mjet praktik dhe referencë e vlefshme për studentët e gjuhës turke në procesin e të nxënit dhe të përvetësimit të strukturave gjuhësore.

🔹 Dr. Albert Sheqi sapo ka përfunduar dhe botuar librin me titull “Introduction to Literature: Fiction” Ky botim në gjuhën angleze është një tekst akademik që synon t’u ofrojë studentëve një panoramë të plotë, të qartë dhe sistematike për prozën si gjini letrare. Libri merr në shqyrtim elementet themelore të prozës artistike — duke nisur nga subjekti, llojet e rrëfimit dhe rrëfimtarëve apo të personazheve, këndvështrimin, kohën, hapësirën, stilin dhe gjuhën letrare, duke vijuar me temën e idenë, simbolet në një tregim — duke i trajtuar ato jo si koncepte të ngurta teorike, por si mjete dinamike interpretimi. Libri është ndërtuar mbi një ndërthurje të balancuar mes teorisë dhe analizës tekstuale, ky libër i udhëheq lexuesit drejt zhvillimit të aftësive analitike, interpretuese dhe estetike, duke i nxitur ata të lexojnë letërsinë jo vetëm si akt akademik, por edhe si përvojë mendore, emocionale dhe kulturore. “Introduction to Literature: Fiction” synon të shërbejë si një udhërrëfyes i besueshëm për studentët që hedhin hapat e parë në studimin e letërsisë, por edhe si një bazë e qëndrueshme për thellime të mëtejshme kritike.

👏 Urime autorëve për këtë arritje dhe për kontributin e vyer në pasurimin e literaturës akademike dhe në mbështetjen e cilësisë së mësimdhënies në FGJH!

situs toto