Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Bashkëbisedim me Z. Stefan Vuçani

Z. Stefan Vuçani, i ftuar nga Dega e Gjuhës Turke, do të zhvillojë një bashkëbisedim me temë “Mes Diplomacisë, Kulturës dhe Përkthimit” për të ndarë përvojën e tij në fushën e përkthimit dhe interpretimit si përkthyes pranë Ambasadës Turke në Tiranë.

Gjatë punës së tij shumëvjeçare në këtë institucion, Z. Vuçani ka patur mundësinë të prekë nga afër diplomacinë, të njohë shumë personalitete të rëndësishme politike dhe kulturorë të Republikës së Turqisë, si dhe të kryejë me profesionalizëm punën e përkthyesit.

Z. Stefan Vuçani ka një eksperiencë shumë të vyer në fushën e interpretimit dhe të përkthimit. Përveç detyrës si përkthyes dhe interpret në Ambasadën Turke në Tiranë, ai ka përkthyer nga gjuha turke në gjuhën shqipe vepra të autorëve të njohur të letërsisë turke.

Ky bashkëbisedim është i hapur për të gjithë stafin pedagogjik, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe të gjithë të interesuarit.