Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Zhvillim modulesh VR, trajnime, workshop-e, sesione praktike dhe studime pilot mbi përdorimin e teknologjisë në përkthim. Një komponent thelbësor i projektit ishte ndërtimi i kapaciteteve përmes trajnimeve dhe workshop-eve të strukturuara me studentët, ku u trajtuan: përdorimi praktik i teknologjive të reja në përkthim, menaxhimi i projekteve të përkthimit në platforma digjitale, si dhe organizimi i punës në ekip në përkthim.
U realizuan gjithashtu sesione praktike, ku pjesëmarrësit punuan me skenarë konkretë për përkthim teknik, editorial dhe/ose audiovizual, si dhe me ushtrime interpretimi në mjedise të simuluara.
Në aspektin kërkimor, projekti përfshiu studime pilot dhe mbledhje të dhënash mbi efektivitetin e përdorimit të VR dhe mjeteve online në përkthim (p.sh. vështirësitë, përfitimet, përvoja e studentëve, rezultatet e performancës), me synim nxjerrjen e gjetjeve empirike që mund të shërbejnë për përmirësimin e kurrikulës dhe për publikime/raportime akademike.
Link:
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Interpretimi-perkthimi-ne-realitetin-virtual.-Zhvillimi-i-aplikacioneve-te-perkthimit-online-si-dhe-trajnimi-i-stafit-dhe-studenteve-me-teknologjine-e-re..pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/Trajnimin-Perkthimi-automatik-ne-fushen-e-letersise_Dr.-Marsela-Likaj.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/Trajnimi-dhe-aftesimi-i-studenteve-ne-fushen-e-perkthimit-virtual_Erta-Spaho.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Aktiviteti_Interpretimi-permes-platformes-ZOOM.pdf
