Dr. Admira Nushi, është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës në vitin 2006. Ka një përvojë pune 17 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në UT, pranë Fakultetit Histori Filologji, në degën Hisori me elementë të gjeografisë dhe mësuese e spanjishtes Spanjishtes, në vitin 1990 ndoqi studimet pasuniversitare dhe ato doktorale që lidhen me Letërsinë spanjolle pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Letërsia spanjolle dhe hispanike, Kultura e Spanjës, Përkthim, Analizë e tekstit, mësimdhënia e spanjishtes si gjuhë e huaj.
Hartuese e Kurrikulave pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike, për shkollat e mesme, fusha mësimdhënia e spanjishtes si gjuhë e huaj.
Përkthyese e licensuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Përkthyese pranë Kazals dhe KLD, për reformimin e gjyqsorit, me librin: “Guía de criterios para la realización de la inspección”.
Bashkëpuntore e jashtme e ASCAL.
Ka përkthyer libra me temë historike “Influenca e perandorisë austrohungareze në formimin e kombit shqiptar”, Dudaj, 2016 dhe për femijë, pranë shtëpisë botuese Bota shqiptare.
Ka botuar arikuj dhe studime në revista brenda e jashte vendit, ka pjesmarrje aktive në konferenca e kongrese brenda e jashtë vendit.
E certifikuar si korrigjuese e provimeve DELLE në të gjitha nivelet.
Ka kryer kurse dhe specializime në fushën e didaktikës së mësimdhenies së gjuhës spanjolle, po ashtu në fushën e letërsisë dhe kulturës spanjolle, dhe është formuar pranë Universitetit Complutense në Madrid, dhe Fakulteteve të Filologjisë të Segovia, Santiago de Compostela, në Universitetin e Granadës në Spanjë.
Është bashkëautore e tekstit shkollor “Tipologia textual descriptiva”, Edfa, Tiranë, 2020.
Anëtare e Komitetit Shkencor të Koferencës Ndërkombëtare Ndërdisiplinore Shkencore të organizuara nga: Institute of English Lenguage and American Studies. AIELAS Conference, prej vitit 2018.