Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi i Gjuhës Frënge për Arsimin e Mesëm të Lartë |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Frënge për Arsimin e Mesëm të Lartë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e gjuhës frënge, të aftë për të ushtruar profesionin e ri të mësuesit në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Ky program synon gjithashtu formimin profesional të mësuesit të gjuhës frënge të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, rajonal dhe botëror, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim. Ky program është largpamës sepse përgatit mësues kompetentë në strategjitë e mësimdhënies, në hartimin dhe zbatimin e programeve mësimore si dhe në përdorimin e teknologjive të reja mësimore.
Programi ka këto objektiva:
Praktika mësimore përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Frënge për Arsimin e Mesëm të Lartë “. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në formimin teorik, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar.
Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës frënge, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara në auditor, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika zhvillohet në semestrin IV të kohëzgjatjes së programit të studimit dhe ka për qëllim gjithashtu njohjen dhe aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentët që diplomohen në këtë program studimi mund të punësohen si:
PLANI MËSIMOR | ||||
Master i Shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Frënge për arsimin e mesëm të lartë” | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Metodologji e mësimdhënies dhe të menduarit kritik | 7 | I/I | 45 |
2. | Psikologji zhvillimi | 4 | I/I | 45 |
3. | Psikologji edukimi | 4 | I/I | 45 |
4. | Burime të informacionit në mësimin e gjuhës së huaj | 6 | I/I | 60 |
5. | Gjuhë e huaj C (Niveli avancuar 1) | 6 | I/I | 60 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Zhvillim kurrikule | 6 | I/II | 45 |
7. | Të nxënit dhe menaxhimi i klasës | 8 | I/II | 45 |
8. | Vlerësimi i nxënësit | 8 | I/II | 45 |
9. | Gjuhësi e zbatuar dhe komunikim ndërkulturor | 6 | I/II | 60 |
10. | Psikolinguistikë dhe Metodologji të mësimdhënies së gjuhës së huaj | 6 | I/II | 60 |
11. | Gjuhë e huaj C (Niveli avancuar 2) | 6 | I/II | 60 |
Gjithsej | 60 | 675 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
1. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
2. | Metodologji e kërkimit shkencor dhe kërkim në kontekstin pedagogjik të gjuhës së huaj | 6 | II/I | 60 |
3. | Laborator teorik dhe praktik për shkrimin e provës finale | 6 | II/I | 60 |
4. | Përvojë praktike | 12 | II/II | 60 |
5. | Tezë Diplome | 30 | II/II | 60 |
Gjithsej | 60 | 420 | ||
Gjithsej në 2 vite | 120 | 1095 |