Aktivitete

Vlerësimi nga studentët! 📊

✅ Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës, në bashkëpunim me Këshillin Studentor, zhvilloi këtë javë takime informuese dhe sensibilizuese në lidhje me plotësimin e pyetësorit “Vlerësimi i lëndës dhe pedagogut nga studentët”.

🥇Diskutimet e zhvilluara nga afër me studentët na ndihmojnë të përmirësojmë sa më shumë organizimin e pyetësorëve, duke prekur nga afër kërkesat dhe propozimet e tyre.

 

 
   
 
11

UDHËZUES PËR STUDENTËT

Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës

  1. Pyetësori për “Vlerësimin e lëndës dhe pedagogut nga studenti” zhvillohet 2 herë në vit, para çdo sezoni provimesh, (bazuar në Ligjin për arsimin e lartë nr. 80/2015).
  2. Përgjigjet e pyetësorit janë krejtësisht anonime.
  3. Përgjigjet tuaja trajtohen automatikisht nëpërmjet adresës së zyrës së cilësisë (NJSBC).
  4. Të gjitha përgjigjet përcillen më tej në secilin departament dhe NJSBC-ja e njësisë bazë i trajton ato duke nxjerrë rekomandime .

 

Hapat për të plotësuar pyetësorin:

*Skanoni kodin me telefonin tuaj për secilën lëndë dhe secilin pedagog.
11
11
*Linku ju çon te pyetësori me të dhënat e lëndës, për ta filluar klikoni “Start now”.
*Pastaj filloni ta plotësoni atë duke klikuar mbi opsionet që ju jepen.
11
*Kur e zhvilloni lëndën me më shumë se një pedagog, zgjidhni emrin e pedagogut për leksionin dhe emrin e pedagogut për seminarin.
11
*Për të vlerësuar secilin pedagog më vete ju lutemi potësojeni pyetësorin 2 herë për secilin pedagog më vete.
11
*Në opsionet e fundit plotësoni me komentet tuaja për karakteristikat më të mira dhe përmirësimet që duhen bërë. *Në fund ju lutem klikoni opsionin “Submit”.
11