“Në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë” në Shqipëri, Departamenti i Gjuhës Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me zyrën e AUF në Tiranë, organizoi aktivitete interaktive në disa shkolla të mesme, si “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, “Besnik Sykja” në Tiranë, “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe “Sadik Stavileci”. Nxënësit morën pjesë me shumë entuziazëm në konkursin mbi kulturën frankofone, duke zbuluar në mënyrë argëtuese pasurinë dhe larminë e saj. Krahas këtyre, u zhvilluan edhe aktivitete krijuese, si ekspozita pikture dhe një konkurs mbi inteligjencën artificiale. Këto nisma krijuan një atmosferë frymëzuese dhe bashkëpunuese, duke nxitur interesin për gjuhën dhe kulturën frankofone, si dhe duke vlerësuar përkushtimin e nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në promovimin e saj. “
















