Biblioteka

U-library

Biblioteka digjitale JSTOR

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në bibliotekën digjitale JSTOR.

Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85.000 libra dhe 2 milion dokumenta në 75 disiplina. Kjo bibliotekë digjitale u krijua për të ndihmuar bibliotekat dhe botuesit akademikë të konvertojnë punimet e shtypura në format digjital, të cilat do të ruhen për brezat e ardhshëm.

Falë marrëveshjes së finalizuar, biblioteka digjitale JSTOR do t’i japë mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore si ajo e biznesit, teknologjisë, ekologjisë, botanikës, shkencave natyrore dhe atyre sociale, drejtësisë, historisë, trashëgimisë kultuorore, gjuhëve të huaja etj.

Për më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/          

Për  të hyrë në JSTOR nga jashtë rrjetit të UT duhet  të :

  1. Instaloni Mozilla Firefox
  1. Hapni me Mozilla Firefox adresën – https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
  2. Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT
  3. Klikoni linkun  e JSTOR –https://www.jstor.org/                                                                  

Biblioteka Digjitale e Fakuletit të Gjuhëve të Huaja

Mirë se vini në Bibliotekën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja!

Një bibliotekë digjitale në ndihmë të studentëve sot!

Objektivi kryesor i ketij projekti është menaxhimi në mënyrë digjitale i librave të bibliotekës FGJH.

Për të rritur promovimin e dijeve dhe kulturës në plan ndërkombëtar, duke marrë pjesë në shkëmbimin e ndërsjellë të njohurive dhe vlerave në funksion të globalizimit dhe zhvillimit të qytetërimit.

– Ndërtimi i aplikacionit të Bibliotekës FGJH mundëson:

  • Qakullimin efikas të librave.
  • Monitorimin e hyrjeve dhe daljeve të librave.
  • Rezervimin e koleksioneve ekzistuese edhe të vjetra në formate elektronike për:

-të mënjanuar humbjen e parikuperushme, duke i rujatur elektronikisht dhe shmangur kontaktin direkt me materialet hard-copy të konsumuara nga përdorimi dhe koha.

  • Për të rritur aksesin publik në funksion të zhvillimit akademik.
  • Për të rritur mundësinë për krijimin progresiv të produkteve të reja me më shumë efektivitet të bazuara në studimet e shkuara dhe aktuale.

Për të hyrë në Bibliotekën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja duhet të:

Klikoni linkun:
https://biblioteka.fgjh.edu.al/#/app/landing.

Regjistrim: emër, mbiemër, adresë email.

COBISS++

COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në këto baza të të dhënave:

  • bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave/katalogun COBIB – katalogu i përbashkët i bibliotekave
  • bazat lokale të të dhënave – katalogët e bibliotekave në sistemin COBISS
  • bazat e tjera të të dhënave në sistemin COBISS – bazat e specializuara të të dhënave, të cilat janë pjesë e sistemit COBISS
  • burimet e tjera të informacionit – bazat e specializuara të huaja dhe vendore

COBISS+ është krijuar për të gjithë përdoruesit: kërkuesit shkencorë, nxënësit, studentët, prindërit, profesorët, pensionistët. Për të gjithë ata, që kërkojnë informacione dhe materiale (edhe ato elektronike), të cilat janë në dispozicion në bibliotekat e Shqipërisë.

Për të aksesuar biblikotekën COOBIS+ (https://plus.al.cobiss.net/opac7/bib/search 

Për më shumë informacion rreth librave kontaktoni në adresat e mëposhtme:

[email protected] (Përgjegjës i Bibliotekës)
[email protected] (Specialiste e Bibliotekës)