Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua sot ligjërata me temë: 🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi”, mbajtur nga Dr. Tiaan Westenberg, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS). Diskutimi solli reflektime të vlefshme mbi identitetin evropian dhe atë shqiptar, mbi çfarë na bën të ndihemi evropianë, si dhe pse është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht këto koncepte kur përkthejmë apo komunikojmë në këtë fushë. Studentët treguan interes dhe angazhim të veçantë, duke sjellë shembuj nga realiteti evropian dhe shqiptar dhe duke e bërë diskutimin edhe më të pasur. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një mobiliteti njëjavor Erasmus+, që Dr. Westenberg po realizon pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Një takim frymëzues që ndërthur kërkimin shkencor, reflektimin qytetar dhe dialogun ndërkulturor. Lexo më shumë
Në kuadër të Programit të Mirëseardhjes për studentët e rinj, sot u zhvillua takimi informues me dy zyra mbështetëse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Zyra e Këshillimit të Karrierës, e përfaqësuar nga znj. Hesiona Berhomi dhe Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës, e përfaqësuar nga...Lexo më shumë
Faktoje, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, organizon një trajnim mbi sfidat e informacionit të rremë online dhe roli i teknologjisë në luftën kundër dezinformimit. Data: 21 tetor 2025 Ora: 11:00 Vendi: Salla “Europa”, kati I, godina B, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Bashkohuni...Lexo më shumë
Më poshtë do të gjeni listat emërore për studentët fitues në Ciklin e Dytë, Master, Viti Akademik 2025-2026, sipas departamenteve përkatëse. *Klikoni mbi tekst* *Departamenti i Gjuhës Angleze Departamenti i Gjuhës Angleze – Master i shkencave në Mësuesi e Gjuhës Angleze për arsimin e mesëm...Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kënaqësinë të ftojë studentët dhe pedagogët në ligjëratën me temë: 🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi” Data: 21 tetor 2025 Ora: 09:30–11:00 Vendi: Salla Evropa Lektor: Dr. Tiaan Westenberg, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS), pedagog...Lexo më shumë
Nullam quis risus eget urna mollis ornare vel eu leo. Nullam id dolor id nibh ultricies vehicula ut id elit. Donec ullamcorper nulla non metus auctor fringilla. Maecenas sed diam eget.