Në kuadër të programit të Ciklit të Tretë Doktoratë, më 17 dhjetor 2025, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – UT, zhvilloi ditën studimore me temat: 🔹 Integriteti i kërkimit shkencor, drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtёpani 🔹 Zgjedhja e korpusit studimor: kërkimi në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha Në aktivitet morën pjesë studentë doktorantë dhe studentë të ciklit Master, të cilët u njohën...Lexo më shumë
Më 17 dhjetor 2025, në Sallën “Evropa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua një diskutim i rëndësishëm shkencor dhe institucional mbi gjuhën e shenjave, identitetin dhe integrimin e personave që nuk dëgjojnë. Aktiviteti solli së bashku akademikë, përfaqësues institucionesh, ekspertë, përfaqësues të komunitetit dhe studentë, duke trajtuar: 🔹 identitetin përmes shumëgjuhësisë shumëmodale 🔹 qasjen e të drejtave dhe mosdiskriminimit 🔹 rolin e arsimit, interpretëve të gjuhës...Lexo më shumë
Është e hapur Thirrja READ, e cila synon forcimin e kërkimit shkencor dhe angazhimin e akademikëve nga diaspora shkencore shqiptare, për transferimin e dijes dhe eksperiencës në Shqipëri. Fushat ku mund të aplikohet: Kërkim shkencor në fusha të ndryshme akademike, Infrastrukturë kërkimore (pajisje, teknologji IT),Projekte me vlerë akademike dhe kërkimore Grantet: Deri në 5 milion lekë dhe në 25 milion lekë për projekte kërkimore të avancuara Kush mund të aplikojë...Lexo më shumë
Sot Biblioteka u mbush me shumë pjesëmarrës dhe energji pozitive. Shfaqja e filmit How The Grinch Stole Christmas u kthye në një moment të veçantë falë atmosferës festive dhe ndërveprimit aktiv të të pranishmëve. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim mes Klubit të Kinemasë dhe ICT-së dhe grupit të studentëve të degës “Studime Britanike dhe Amerikane”, FGJH-UT, nën drejtimin e profesoreshë Brunilda Kondit, si edhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës...Lexo më shumë
Nê kuadër të zbatimit të programit të bashkëpunimit ndermjet Shqipërisë dhe Hungarisë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria Hungareze përmes Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation) ka shpallur thirrjen për aplikim në programin shtetëror të bursave “Stipendium Hungaricum” per vitin 2026 – 2027. Thirrja është e hapur per të gjithë studentët e interesuar, të cilët deshirojnë të ndjekin studimet universitare apo pasuniversitare në institucionet publike të arsimit të lartë...Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.