 Ceremonia e Diplomimit në FGJH – Ditë Emocionesh, Suksesesh dhe Krenarie!
 Ceremonia e Diplomimit në FGJH – Ditë Emocionesh, Suksesesh dhe Krenarie! 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvilloi me krenari dhe emocion Ceremoninë e Diplomimit, një moment i shumëpritur që kurorëzoi punën, përkushtimin dhe ëndrrat e studentëve tanë.
Ceremonia u hap me fjalën e Dekanes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila vuri në dukje se qëllimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është të formojë njerëz që mendojnë lirshëm, krijojnë me guxim dhe veprojnë me përgjegjësi, njerëz që i japin gjuhës fuqi për të afruar, për të ndriçuar dhe për të ndryshuar botën – përmes dialogut, veprimit dhe imagjinatës si dhe të krijojë profesionistë të zotë në mësimdhënie, përkthim, komunikim dhe ndërmjetësim kulturor.
Në vijim, të pranishmit u përshëndetën nga Zv. Rektorja, Prof. Dr. Anila Paparisto, ndërsa Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe alumni, përcolli një mesazh të veçantë frymëzues për të diplomuarit dhe theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të studimeve duke krijuar urat e bashkëpunimit me universitetet evropiane.
Moment i veçantë ishte edhe fjala e studentes ekselente, Mikena Bilbili, e cila shprehu mirënjohjen dhe emocionet e saj në emër të brezit të sapodiplomuar.
Gjatë ceremonisë u ndanë:
 Medalje për studentët ekselentë
 Medalje për studentët ekselentë Vlerësime për punimet më të mira të diplomës në Master Shkencor
 Vlerësime për punimet më të mira të diplomës në Master Shkencor Certifikata mirënjohjeje për kontribut në aktivitetet kulturore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
 Certifikata mirënjohjeje për kontribut në aktivitetet kulturore të Fakultetit të Gjuhëve të HuajaKulmi i festës erdhi me hedhjen e kapelave, një simbol i bukur i përmbylljes së një kapitulli dhe fillimit të një udhëtimi të ri.
 Urime të gjithë të diplomuarve! Ju urojmë suksese në çdo hap të së ardhmes suaj!
 Urime të gjithë të diplomuarve! Ju urojmë suksese në çdo hap të së ardhmes suaj!






























