Trajnimi ynë “Komunikim në Gjuhë të Huaj për Pritjen dhe Shërbimin në Restorant” është krijuar posaçërisht për të gjithë ata që duan të rrisin nivelin e komunikimit dhe të përmirësojnë eksperiencën e klientëve në restorantet dhe baret e tyre!
Ky modul trajnimi ofrohet në gjuhën frënge dhe italiane.
Çfarë do të mësoni?
- Frazat dhe fjalitë kyçe për mirëseardhjen dhe pritjen e klientëve;
- Si të prezantoni menunë në mënyrë profesionale;
- Si të menaxhoni kërkesat, porositë dhe ankesat e klientëve në gjuhë të huaj;
- Komunikimin e situatave të vështira me qetësi dhe korrektësi me klientët;
- Etikën dhe kulturën e shërbimit ndërkombëtar.
Çfarë do të përfitoni?
- Rritje të aftësive të komunikimit me klientët e huaj;
- Siguri dhe profesionalizëm gjatë procesit të shërbimit;
- Rritje të mundësive për punësim në sektorin e mikpritjes;
- Përmirësim të imazhit dhe standardit të shërbimit të biznesit;
- Zgjerim të fjalorit të specializuar në gjuhë të huaj.
Fillojmë së shpejti!
Regjistrohuni këtu: https://forms.office.com/e/hrHZT3pAww
Për më shumë informacion: [email protected]


