Erasmus+ përfaqëson programin kryesor të Bashkimit Evropian në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit, duke krijuar mundësi të gjera për mobilitet, projekte bashkëpunimi dhe shkëmbim të qëndrueshëm njohurish.
Dëshmitë e mëposhtme pasqyrojnë përvojat e studentëve dhe stafit akademik që kanë marrë pjesë në programet e mobilitetit Erasmus +. Këto dëshmi personale evidentojnë qartë vlerat dhe ndikimin pozitiv akademik, kulturor dhe profesional që burojnë nga përvoja e shkëmbimit ndërkombëtar, duke treguar se si Erasmus+ nxit ndërkombëtarizimin, kompetencat ndërkulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë. Përmes ndarjes së perspektivave të tyre, pjesëmarrësit kontribuojnë në forcimin e partneriteteve globale, promovimin e dimensionit ndërkombëtar të arsimit dhe rritjen institucionale përmes të nxënit të përbashkët dhe praktikave më të mira.
