Sot, më 10.10.2024, shënuam ditën e katërt të Javës së Orientimit për studentët e vitit të parë! Sot, ata patën mundësinë të njihen me specialistët e Zyrës së Teknologjisë së Informacionit dhe përfaqësueset e Zyrës së Psikologut.
Gjatë pjesës së parë, studentët u informuan rreth:
✅ Aktivizimit dhe përdorimit të e-mailit zyrtar
✅ Hyrjes dhe përdorimit të platformës e-Student
✅ Përdorimit të platformës Teams
✅ Hyrjes dhe përdorimit të platformës e-Student
✅ Përdorimit të platformës Teams
Ndërsa gjatë pjesës së dytë, u njohën edhe me rolin e Psikologut në Fakultet, ku u cekën tema si:
- mbështetja dhe mirëqenia emocionale dhe psikologjike e studentëve.
- konsulta individuale dhe në grup, që ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe presionit akademik.
- organizimi i trajnimeve për zhvillimin personal me tematika të ndryshme në nevojë të studentëve.
Objektivi është të krijohet një ambient mbështetës që i nxit studentët të kërkojnë ndihmë dhe të zhvillojnë aftësi të shëndetshme përballjeje.
Faleminderit të gjithëve që morët pjesë dhe kontribuuat në krijimin e një atmosfere mbështetëse dhe informuese!
🌟 Shihemi në ditët e ardhshme me aktivitetet e ndryshme të parashikuara për ju!







