Bachelor në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale” (Università per Stranieri di Perugia Itali)

Bachelor në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale” (Università per Stranieri di Perugia Itali)
Titulli akademik i studimit Diplomë e Dyfishtë, Bachelor në ‘’Gjuha dhe Kultura italiane në botën digjitale’’
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Italisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale”, me diplomë të dyfishtë me Università per Stranieri di Perugia (UniStraPg), ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Italiane dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë italiane, të ndërthurura me kompetenca të avancuara në komunikimin dhe teknologjitë digjitale. Në këtë program studimi ofrohen:

– njohuri të përparuara të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë italiane, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.

– aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe inovacion, të kërkuara për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikueshme në këtë fushë studimi, veçanërisht në kontekstin e komunikimit dhe të përmbajtjeve digjitale shumëgjuhëshe. Programi ka këto objektiva:

 – Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.

 – Të ofrojë njohuri mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve italianë.

– Të zhvillojë aftësi në përdorimin e teknologjive digjitale për komunikimin, përkthimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve në gjuhën italiane.

 – Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional

Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:

 – Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe të letërsisë italiane;

 – Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, gjuhës C;

– Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (gjuhës A);

 – Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;

 – Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;

 – Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale; si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme;

– Aftësimin për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit bashkëkohor për krijimin, redaktimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve digjitale shumëgjuhëshe.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, media digjitale, agjenci komunikimi, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:

 – Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.

– Përkthyes, përkthyes simultan ose specialist komunikimi ndërkulturor.

 – Menaxher përmbajtjeje digjitale, copywriter ose specialist marketingu digjital.

 – Punonjës i agjencive të komunikimit dhe të mediave digjitale, në përgatitjen dhe menaxhimin e përmbajtjeve shumëgjuhëshe online.

 – Guida turistike ose koordinator komunikimi me klientë ndërkombëtarë në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

– Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, ambasada, konsullata dhe institute kulturore italiane.

– Studiues dhe mediator kulturor.

Studime të mëtejshme në FGJH-UT

Diploma Bachelor në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 – Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e Huaj,  Gjuhë Italiane’’

 – Master i shkencave në “ Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”

– Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”

– Master profesional në “Përkthim Pragmatik me profil Përkthim i specializuar’’

– Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara

Programi i bursave Erasmus + i financuar nga Bashkimi Evropian

Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.

PLANI MËSIMOR Bachelor në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale” (Università Per Stranieri Di Perugia Itali)

PLANI MËSIMOR
BACHELOR NË “GJUHA DHE KULTURA ITALIANE NË BOTËN DIGJITALE” (UNIVERSITÀ PER STRANIERI DI PERUGIA ITALI)
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë italiane bashkëkohore 9 I 120
2. Gjuhë dhe kulturë latine 6 I 60
3. Histori moderne 6 I 45
4. Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) Gjuhë dhe letërsi angleze Gjuhë dhe letërsi franceze Gjuhë dhe letërsi spanjolle Gjuhë dhe letërsi gjermane Gjuhë dhe letërsi greke 9 I 60
SEMESTRI II
5. Letërsi italiane 6 II 90
6. Fonetikë dhe fonologji e gjuhës italiane 6 II 40
7. Gjuhësi italiane 9 II 120
8. Laborator i italishtes së shkruar 9 II 120
Gjithsej 60 655
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhësi e përgjithshme 9 I 60
2. Didaktikë e gjuhës italiane dhe multimedialiteti L2/LS 6 I 45
3. Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) /Analizë sintaksore /Analizë gramatikore /Studim vepre 3 I 48
4. Lëndë me zgjedhje: (2 lëndë) /Përkthim (5 CFU) /Sociolinguistikë (5 CFU) /Hyrje në teorinë e komunikimit (4 CFU) /Stilistikë e gjuhës italiane (4 CFU) 9/40/40/45 I 45 40 40 45
SEMESTRI II
5. Letërsi italiane bashkëkohore 6 II 90
6. Qytetërim italian 6 II 60
7. Histori bashkëkohore 6 II 45
8. Elemente të filologjisë së letërsisë italiane 9 II 60
9. Glotodidaktikë 6 II 60
Gjithsej 60 553
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Informatikë humanistike 6 I 60
2. Bazat e informatikës humanistike 9 I 90
3. Gjuhësia e korpuseve dhe Laboratori i kodifikimit të teksteve 9 I 60
4. Lëndë me zgjedhje: (2 lëndë) - Përkthim (5 CFU) - Sociolinguistikë (5 CFU) - Hyrje në teorinë e komunikimit (4 CFU) - Stilistikë e gjuhës italiane (4 CFU 9 I 45 40 40 45
SEMESTRI II
5. Italishtja bashkëkohore dhe italishtja L2 9 II 60
6. Didaktikë e gjuhës italiane dhe multimedialiteti 6 II 45
7. Praktikë 6 II 120
8. Tema e diplomës 6
Gjithsej 60 520
Gjithsej në 3 vite 180